Adrion Pajaziti: Objektivi im është botërori, Ajeti: Fitore ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë
Në prag të përballjeve të Ligës së Kombeve në muajin tetor, kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë, para mediumeve u paraqiten Ardion Pajaziti dhe Arlind Ajeti, të cilët folën për pritshmëritë e tyre para sfidave të radhës të kombëtarës kuzqezi. Mesfushori i Shqipërisë, Adrion Pajaziti është thirrur për herë të parë nga trajneri Silvinjo.
“Besoj që jam shumë gati pasi jam në formë të mirë, kam pasur një parasezon shumë të mirë dhe kam luajtur çdo ndeshje në Kroaci, kam shumë besim tek vetja dhe jam gati. Jam mesfushor ofensiv, kudo që trajneri mendon që mund të bëj impakt aty do të luaj. Duhet të pyes trajnerin për të ditur arsyen pse më zgjodhi, formën që jam duke kaluar por edhe ato golat atje. Në Kombëtare më pëlqen Asllani dhe Bajrami mund të kombinohemi mirë, kanë pasur shumë sukses, jashtë kombëtares më pëlqen Modriç, me cilësi të mira. Nuk do të jetë e lehtë por jam gati dhe cilësi e vetëbesim, djemtë më kanë ndihmuar që të jem rehat mezi po i pres stërvitjen. Unë dua gjithmonë të tregoj veten dhe të thirrem gjithmonë jo vetëm njëherë, dhe për tu kualifikuar në Botëror. Jam gati për çdo moment që trajneri do të vendosë për mua”, deklaroi Pajaziti.
Ndërkohë mbrojtësi i Shqipërisë, Arlind Ajeti potrencoi se është një goditje e madhe për kuqezinjët mungesa e Berat Gjimshitit, por se ai beson në fitotret ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
“Është akoma herët për të thënë ndonjë gjë për ekipin se nuk kanë ardhur të gjithë, i dimë cilësitë tona dhe mund tja dalim ndaj çdokujt, por nuk do të jetë e lehtë. Me Çekinë kemi luajtur dy herë, Gjeorgjia ka një futboll të shpejtë dhe lojtarë të mirë, por do ta shohim se çfarë do të ndodhë, por unë kam besim. Nuk kemi bërë ende analizën, por me stafin dhe trajnerët do përgatitemi sa më mirë, nuk do të jetë e lehtë me Çekinë, por kam besim.
Më duket shumë mirë Superliga turke, por nuk krahasohet me Europianin apo ndeshjet e Kombëtares. Çdo ndeshje do të jetë vendimtare, do të shohim të parë të mundohemi për më të mirën dhe më pas të vazhdojmë për Gjeorgjinë. Gjimshiti do të jetë mungesë e madhe për ne, si lojtar dhe person se ka fjalë të mira për të rinjtë. E rëndësishme është që në fund të fitojë Shqipëria. Ka një impakt të madh në çdo lojtar se është një eksperiencë që e ëndërrojnë, kemi pasur fatin të jemi në Europian, ndeshjet e Ligës së Kombeve janë më ndryshe, eksperienca e Europianit do të na ndihmojë për këto sfida. Cilësitë i kemi për të dalë si fitues, duhet të bëjmë maksimumin dhe të besojmë se janë dy ndeshje shumë të vështira. Nuk do të ketë ngacmime se jemi shumë mes njëri-tjetrit, është konkurrencë e fortë por këtu e vendos trajneri”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Shqipëria fillimisht, më 11 tetor përballet me Çekinë, ndërsa tre ditë më vonë sfidon Gjeorgjinë. Që të dy përballjet, kuqezinjët i zhvillojnë në transfertë.