Juliana Nura konfirmon se është në lidhje, publikon fotografi me të dashurin e saj?
Ish-finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, e njohur ndryshe si Xhuli, ka bërë një postim që ka ngritur mjaft kuriozitet mes ndjekësve të saj.
Përmes një imazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Xhuli duket se po shijon një romancë të re, duke lënë të kuptohet se është më e lumtur se kurrë.
Në fotografinë e publikuar, Xhuli shfaqet e ulur në bar, me duar të shtrënguara me një burrë që ka tatuazhe.
Shkrimi që shoqëron foton, “Gjithmonë duke ta kapur dorën”, pasqyron qartë afërsinë dhe dashurinë që çifti ndan, ndërsa buzëqeshja e saj tregon se Xhuli është në një fazë të qetë dhe të lumtur të jetës së saj personale.
