Madona ndan lajmin e trishtë për vdekjen e të vëllait: Më vjen mirë që s’po vuan më
Madonna ka nderuar vëllain e saj Christopher Ciccone, i cili ka vdekur në moshën 63-vjeçare, ajo e ka përshkruar atë si “gjëja më e afërt me mua për kaq shumë kohë”.
Vëllai i saj, i cili drejtonte turnet për yllin e popit dhe kërcente në videoklipet e saj të hershme, vdiq nga kanceri të premten në Michigan.
Në një postim të përzemërt në Instagram , këngëtarja 66-vjeçare shkroi se lidhja e tyre ishte e vështirë për t’u shpjeguar, por kjo lidhje sipas saj u forcua teksa kuptonin se sa të ndryshëm ishin.
“Kemi marrë duart e njëri-tjetrit dhe kemi kërcyer në çmendurinë e fëmijërisë sonë, në fakt kërcimi ishte një lloj superngjitësi që na mbante bashkë”,-u shpreh Madona.“Vëllai im ishte pranë meje, ai ishte piktor, poet dhe vizionar, e admiroja. Ai kishte shije të patëmetë, dhe një gjuhë të mprehtë, të cilën ndonjëherë e përdorte kundër meje, por unë ia falja gjithmonë.Ne u ngjitëm në lartësitë më të larta së bashku, dhe u ulëm në ultësirat më të thella. Në një farë mënyre, ne gjithmonë e gjenim njëri-tjetrin përsëri dhe u mbajtëm për dore dhe vazhduam të kërcenim”,-shtoi ylli i popit.