
Si u krijua “Xhamadani vija-vija” për Kosovën? Shkurte Fejza u habit kur e dëgjoi… (VIDEO)
AA
Zef Çoba vjen në “Profil” në Euronews Albania me një rrëfim që na kthen pas në kohë në Shkodër, pikërisht aty nga nisi dashuria e tij për artin dhe muzikën.
Kompozitori i famshëm ka treguar për gazetaren Greta Topjana se si u krijua kënga “Xhamadani Vija Vija” për Shkurte Fejzën në vitin 1992 dhe si u kthye në himnin shpirtëror të shqiptarëve…
“Unë pata një moment në fakt që la gjurmë të forta në psikikën dhe ndërgjegjen timen. Në 1990 unë bëra një turne në Zvicër. Para ndryshimeve politike, në bëmë një turne për një muaj. Në atë kohë në Zvicër jetonin 60 mijë shqiptarë të Kosovës dhe impresionet e mia në këto kontakte kanë qenë të jashtëzakonshme. Dy vite më pas mu kërkua të kompozoj nga këngëtarja e mirënjohur shkurte Fejza, një këngë. Unë isha gati!
Kënga është kompozuar brenda disa orëve me tekst dhe me muzikë. Unë zgjova nga gjumi poetin dhe në 5 të mëngjesit kënga ishte e përfunduar komplet. Kur Shkurta erdhi nesër në mëngjes në orën 9 e pyeti si do ia bëjmë këngës, unë këngën e kisha të përfunduar. Pra është një rrufe, një frymëzim, që më gjeti plot dhe këtu nuk ka asnjë citim,. janë të gjitha origjinale”,-tha Çoba.
Për shkak të zjarrit, ndalohet qarkullimi për kamionët
6 SHPËRNDARJE! SHPËRNDAJE!Tweet Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë njoftoi sot se për shkak të një zjarri të përhapur
Fetai nga Struga: Vjen fundi i keqqeverisjes –
6 SHPËRNDARJE! SHPËRNDAJE!Tweet Sonte, në hapjen e Shtabit VLEN në Strugë, ku ishin të pranishëm liderët dhe funksionarët e VLEN,
Izet Mexhiti nga Struga: U ngrit shpresa, Struga
6 SHPËRNDARJE! SHPËRNDAJE!Tweet Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar pas hapjes zyrtare të shtabit zgjedhor