Liverpulli gjen zëvëndësuesin e Mohamed Sallahut te…Bolonja?!
Përballja e Ligës së Kampionëve kundër Bolonja-s e luajtur në “Anfield” ka qenë një pasqyrim i mirë për sulmuesin zviceran Dan Ndoje. Ai u paraqit mirë dhe ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së Liverpullit, që ka shfaqur interesim për 23-vjeçarin.
Drejtuesit e “The Reds” kanë vëzhguar nga afër Ndoje dhe po mendojnë ta sjellin atë në Premier Lihgë sezonin tjetër. ose që në janar. Ai konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Mohamed Sallah, që pritet të largohet verën ardhshme, kur dhe i skadon kontrata.
Zvicerani është në sezonin e tij të dytë në Bologna, një anësor me karakteristika të ngjashme me ato të egjiptianit, që synon zonën kundërshtare. Ndoje ka një kontratë deri në vitin 2027 me italianët dhe kushton rreth 25 milionë euro.
“Unë punoj vazhdimisht për të luajtur dhe për t’u rritur, pasi jam i vetëdijshëm që kam cilësitë për ta bërë këtë. Nuk i vendos vetes kufij, dua të konsiderohem si një lojtar që luan në Ligën e Kampionmëve. Liverpulli? Nuk di gjë për të ardhmen time”, tha Ndoje.