Macura i “Alta Bankës” i përfshirë edhe në këtë biznes në Maqedoninë e Veriut?
“Alta Banka“ përmes pronarit të saj Davor Macura bleu kompaninë e sigurimeve „ZOIL Maqedoni“ për rreth 1,7 milion euro.
Pas blerjes, emri u ndryshua në „Alta Osiguruvanje“ Sh.A. Shkup, ndërsa Macura u bë pronar i vetëm me 100% të aksioneve me të drejtë vote.
Kjo u bë e ditur sot nga LSDM-ja.
Shtrohet pyetja, shtojnë nga atje, nëse policat e sigurimit të qytetarëve janë të rrezikuara.
“A janë të rrezikuara mbulimet e dëmeve nga aksidentet e trafikut, sigurimi i automjeteve, automjetet, prona, shtëpitë, banesat?
A janë të rrezikuara pagesat e sigurimeve private, sigurimit të udhëtimit dhe shëndetësor, lëndimet në punë?
A janë të rrezikuara sigurimet e objekteve afariste dhe industriale, makinerive dhe inventarit? Pse heshtet për këto pyetje?
A po ndërmerr diçka Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve?“”, pyesin nga LSDM. (INA)