Robert Berisha reagon ashpër në rrjete sociale: Nuk ka mbetur të kërcejmë as me kolege
Robert Berisha ka reaguar në rrjete sociale pas disa videove ku ishte duke kërcyer në dasmën e Adrit dhe Ilirianës.
Muzikanti i njohur duket i revoltuar pasi i janë shpërndarë vazhdimisht video teksa po kërcente, gjegjësisht me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Santiana Malokun.
Në një postim në InstaStory, prezantuesi thotë se nuk ka mbetur as të kërcejnë e të bëjnë atmosferë pasi menjëherë bëhen viral.