
Kanye akuzohet se ka kërkuar marrëdhënie seksuale me nënën e gruas së tij! Reagon e ëma e Biancas
AA
Alexandra Censori, nëna e Bianca Censorit, ka reaguar pas akuzave të ish-asistentës së Kanye West, Lauren Pisciotta, e cila pretendon se reperi dëshironte të kishte një marrëdhënie intime me të.
Në një prononcim për Daily Mail, Alexandra shprehu dëshirën për privatësi dhe tha se nuk do të përfshihet në këtë skandal.
Reagimi i saj vjen pas padisë së Pisciotta-s, e cila akuzon Kanye-n se e drogoi dhe kreu një akt seksual gjatë një feste të bashkë-organizuar nga Diddy. Ajo gjithashtu pretendon se reperi i dërgoi një mesazh duke thënë:
Dua të kryej marrëdhënie me mamanë tënde, para se ajo të largohet.
Pisciotta po ashtu akuzon Kanye-n për krijimin e një ambienti armiqësor në punë dhe për shkarkimin e saj të padrejtë. Reperi, nga ana e tij, mohon këto akuzat dhe deklaron se do të ngrejë një padi ndaj Pisciotta-s, duke theksuar se ajo e shantazhoi dhe vodhi telefonin e tij për të shkatërruar prova.
Kanye West dhe Bianca Censori u martuan në dhjetor 2022, vetëm një muaj pas përfundimit të divorci nga Kim Kardashian, me të cilën ka katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Evropa mund të përballet me kosto të lartë
Shtetet evropiane mund të përballen me një faturë në vlerë prej një trilion dollarësh për riarmatim, në dritë të kërcënimit
Faton Klinaku sot para gjykatës, akuzohet për kanosje
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet seanca e parë ndaj Faton Klinakut, i akuzuar për kanosje ndaj
Albin Kurti telefonon Edon Zhegrovën pas transferimit: Ne
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të