Lionel Mesi shkëlqen me tre gola e dy asiste,fitore e thellë e Argjentinës ndaj Bolivisë
Argjentina mundi Bolivinë me rezultat 6:0 në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës në një ndeshje u Leo Messi shkëlqeu duke u përfshirë në pesë gola. Messi shënoi hat-trikun e tij të dhjetë me fanellën e kombëtares në ndeshjen e luajtur në stadiumin Monumental të Buenos Aires.
Anëtari i Inter Majamit hapi serinë e golave në minutën e 19-të, pas një asistimi nga Lautaro Martinez, derisa het-trikun e kompletoi me dy gola në fund të ndeshjes duke realizuar në minutat 84 dhe 86-të. Me këta tre gola e dy asistime, Messi tani ai ka 112 gola dhe 60 asistime, ndërsa për Argjentinën mbrëmë shënuan përveç tij Lautaro Martinez, Hulian Alvarez dhe Tiago Almada.
“Është shumë bukur të vish këtu dhe të ndjesh dashurinë e njerëzve. Kjo është ajo që më shtyn. Pavarësisht moshës, ndihem fëmijë dhe rehat në këtë ekip. Për sa kohë që ndihem kështu dhe luaj në nivelin që dua. Unë do të vazhdoj ta shijoj atë”, tha Messi.