Konor MekGregor ka befasuar të gjithë me njoftimin e tij
“The Notorious” dha një informacion në lidhje me duelin e tij të ardhshëm, duke befasuar me emrin e kundërshtarit që do të ketë përballë në kafaz.
“Së pari: Do të shihemi në shkurt, në Arabinë Saudite”, ka shkruar MekGregor për fansat e tij gjatë një interviste.
“Së dyti, rivali do të jetë Dan Huker”, shtoi më tej dy herë kampioni i botës në artet marciale mikse.
Një lajm befasues, pasi të gjithë presin rikthimin në kafaz të irlandezit ndaj Majkëll Çandlerit. Por duket se MekGregor ka të tjera plane, çka i konfirmoi edhe vetë Hooker kur bëri një deklaratë.
“Kam një kundërshtar në fillim të vitit të ardhshëm ku jam i fokusuar. MekGregor është rivali i radhës”, tha Huker.
Gjithsesi, UFC nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me këtë duel. Lajmet për rikthimin e MekGregorit janë shpesh dyshuese, sepse askush nuk e di se kur do të duelojë sërish pas më shumë se 3 vitesh pushim për shkak dëmtimi. Nga ana tjetër, UFC do të zhvillojë eventin e saj të madh të shkurtit në Australi dhe jo në Arabi.