Nis spektakli i Big Brother VIP Kosova 3 – Zeka me fjalor eksplicit, Rovena Stefa e Cavin banorë të parë
AA
Ka nisur spektakli më i madh në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3.
Njëjtë sikur në edicionin e kaluar, BBVK 3 do të jetë nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.
Ndërsa, analistë këtë herë do të jetë Olta Gixhari dhe Milaim Zeka, njofton Klankosova.tv.
Spektaklin e Big Brother VIP Kosova 3 mund ta ndiqni në të gjitha platformat.
Plot banorë prite të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ku gara do të zhvillohet për çmimin e madh prej 100 mijë eurove.
Edicioni i tretë është gati të fillojë me surpriza të reja, personalitete të paharrueshme dhe lojëra që do t’i mbajnë shikuesit të mbërthyer për ekran.
Këtë herë, pritet një përballje e madhe mes VIP-ave që do të sfidojnë veten, njëri-tjetrin dhe rregullat e lojës për të fituar zemrat e publikut dhe çmimin e madh.
Banorja e parë që hyri në Big Brother VIP Kosova 3 është këngëtarja për kohë të gjatë, Rovena Stefa.
E bashkë me Rovenan është futur edhe këngëtari shqiptaro latini, Cavini Edmond.
Dita e dytë e Samitit të NATO-s në
Siguria në Arktik, shpenzimet e mbrojtjes, ambiciet bërthamore të Iranit dhe mbështetja ushtarake për Ukrainën ishin në fokus të deklaratave
Së shpejti aplikacioni “Ku Jeni”, Në rast rreziku,
Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Muhamed Ali njoftoi, se së shpejti qytetarët do të mund ta përdorin aplikacionin
Nikollovski: Hekurudha Draçevë – Ilinden rinis në fund
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, ka njoftuar se është përfunduar rikonstruksioni i unazës hekurudhore të Shkupit, në segmentin nga Draçeva