Falimenton ish futbollisti i Liverpullit dhe Aston Villës
Ish-futbollisti i Liverpullit, Lesterit dhe Aston Villa-s, Emill Heski është duke u përballur me probleme financiare. ”The Sun” raporton se ish-sulmuesi i shumë klubeve në Premier Ligë kishte një vlerë prej 12 milionë funte gjatë vitit 2009. Por tani ai po përballet me probleme financiare dhe është afër falimentimit dhe kjo nisi prej që iu bashkua një skeme investimi të famshëm.
45-vjeçari kishte zhvilluar 741 paraqitje para se të pensionohej, shënoi 154 gola dhe bëri 60 asiste. Fitoi tituj si Super Kupa e UEFA-s, UEFA Liga, FA Kupën e Anglisë, Karabao Kup dhe Komjutniti Shilld.
Ndërkohë për Kombëtaren e Anglisë, Heski kishte zhvilluar plotë 62 paraqitje dhe kishte shënuar 7 gola. /Indeksonline/