Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 “Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët ia mbushin komentin me kritika Fitore Pacollit për digat
Kosovë

“Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët ia mbushin komentin me kritika Fitore Pacollit për digat

November 21, 2026

AA

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka marrë një varg komentesh kritike nga qytetarët, pas publikimit të një njoftimi për ndërtimin e pesë digave strategjike në Kosovë.

Me mbishkrimin “Ky është mandati i digave”, Pacolli ka prezantuar fazat në të cilat ndodhen projektet për Kuqicën, Pollatën, Desivojcën, Firajën dhe Dragaqinen. Sipas planifikimeve të publikuara nga ajo, ndërtimi i disa prej tyre pritet të nisë në vitin 2028, ndërsa për Dragaqinen në vitin 2029.

Megjithatë, qytetarët në komentet e tyre kanë shprehur pakënaqësi për afatet e gjata, duke kërkuar që projektet të mos mbesin vetëm në letër.

“Pse ministre kaq shume me prit për ‘projekt’ pluss tenderi pastaj fillimi!! E pa pranueshme kjo metodë e punes së ngadalshme!”, ka shkruar një komentues.

Edhe një tjetër qytetar ka vënë në pikëpyetje pritjen deri në vitin 2028 për nisjen e punimeve në digën e Pollatës, duke theksuar se disa fshatra të Podujevës kanë nevojë urgjente për ujë të pijshëm.

“Diga është projekt i rëndësishëm për të gjithë Komunën e Podujevës. Fshatra si Pollata, Dumnica, Llapashtica dhe shumë të tjera kanë nevojë për ujë të pijshëm. Nuk është e drejtë që një projekt kaq i rëndësishëm të presë deri në vitin 2028 për të nisur ndërtimi”, thuhet në koment, ku kërkohet përshpejtim i procedurave dhe rezultate konkrete.

Një tjetër komentues ka ironizuar me mungesën e afateve për përfundimin e projekteve.

“Ministre po na tregon se kur fillojnë ndërtimet e digave, por kur do përfundojnë është më me rëndësi me ditë. Suksese!”, ka shkruar ai.

Kritika ka pasur edhe për digën e Dragaqines, ndërtimi i së cilës është planifikuar të nisë në vitin 2029.

“Ky i Dragaçinës 2029 pak vonë se atëherë nuk jeni në pushtet ju!”, ka komentuar një qytetar.

Ndërkaq, një tjetër ka shkruar me ironi: “Krejt gjys pi leni punt ju jeni tu punu hiq po shihet”.

Në mesin e komenteve janë ngritur edhe çështje të tjera që lidhen me infrastrukturën dhe shërbimet publike.

Previous post
Të fundit
Kosovë

“Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët ia mbushin

November 21, 2026
Kosovë

Pas shpalljes i pafajshëm në Hagë, Isni Kilajn e vizitojnë

November 21, 2026
Maqedoni

Çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit në unazën

November 21, 2026
Maqedoni

“Safe City” me funksion të ri nga dhjetori, kamerat do

November 21, 2026
Maqedoni

Mickoski: Shtetit i nevojiten 5 miliardë euro në dy vitet

November 21, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5231
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15581
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Pas shpalljes i pafajshëm në Hagë, Isni Kilajn

Isni Kilaj, i cili u shpall i pafajshëm në Hagë për pengim të drejtësisë, ka bërë të ditur se sot

Maqedoni

Çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit

Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet

Maqedoni

“Safe City” me funksion të ri nga dhjetori,

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi “Safe City” pritet të zgjerojë funksionet e tij, duke regjistruar dhe ndëshkuar automatikisht edhe shoferët

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.