Khelaifi: Me Mbapen kemi një marrëveshje zotërinjësh, nuk ka lidhje me të hollat
Nasser Al-Khelaifi nuk ka dyshime, ai dëshiron që Kilian Mbape të qëndrojë në Paris Sen Zhermen.
Në një prononcim të dhënë së fundmi për mediet franceze, kreu i klubit parisien theksoi se PSZH-ja dhe sulmuesi kanë një marrëveshje, por thekson se kur e thotë këtë, nuk e ka fjalën për paratë, por për bashkëpunimin mes tyre.
“Sigurisht që dua që KIliani të qëndrojë, kjo është e sigurt. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe klubi më i mirë për Kilianin është PSZH. Ai është qendra e gjithçkaje. Kilian është një njeri i madh, një lojtar i madh, por edhe një person i madh. Siç ka thënë edhe ai vetë, Mbape ka një marrëveshje me mua. Nuk dua të flas për para dhe të them se sa vlen marrëveshja. Ne kemi një ‘marrëveshje zotërinjsh’, Marrëveshja jonë nuk është çështje parash. Është mes një lojtari dhe presidenti të klubit, drejtorit sportiv dhe trajnerit, është më shumë se një marrëveshje e nënshkruar,” tha ai.
Al-Khelaifi thekson ndër të tjera se mediet duhet ta lejojnë Kilian Mbapen të vendosë në paqe të ardhmen e tij.
“I kërkoj të gjithëve ta lënë Kilian Mbapen të qetë! Na lini të qetë!”.