“Ata të dy le të zihen në pistë, në fitojmë garat dhe shpallemi kampionë”
Dy fitore radhazi të Ferrari në Amerikë dhe Meksikë kanë bërë që makina italiane të ngjisë shumë shpejt shkallët e renditjes për konstruktorë në Formula 1 dhe tashmë ndodhet e dyta, me 29 pikë pas MekLaren. Ndërkohë që, “Red Bull Racing” ka zbritur në vendin e tretë dhe me paraqitjet e fundit nuk duket të gjendje të mbrojë titullin.
Ai që shijon situatën është drejtori sportiv Frederik Vaseur, që së bashku me pilotët kanë përfituar nga “përplasja” që kanë MekLaren dhe Red Bull me pilotët e tyre.
“Dy zihen dhe përfiton një i tretë. Shpresoj që shtypi të flasë për penalitetin e Verstappen dhe luftën mes këtij të fundit dhe Norris. Kështu që, askush nuk fokusohet tek ne. Për sa kohë që ata luftojnë me njëri-tjetrin jam shumë i lumtur. Mund të vazhdojnë sa të duan, ndoshta edhe duke bërë diçka më shumë”, tha me ironi Vaseur.
“Gjithsesi, ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të shohim se si do të shkojë gara tjetër, ky mund të kapim një tjetër podium të dyfishtë. Leklerk bëri një gabim të vogël në Meksikë, por në përgjithësi ishte një fundjavë shumë pozitive dhe ne duhet të jemi optimistë duke ruajtur fokusin për pjesën tjetër të sezonit”, tha Vaseur.