Pasi arkëtoi çmimin “Trajneri i vitit”, reagon Karlo Ançeloti
Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançelotti u shpall trajneri i vitit 2024 në ceremoninë e “Topit të Artë”. Mirëpo Ançeloti, së bashku me delegacionin e Real Madridit nuk ishin prezent në Paris për të pranuar çmimin. Andaj italiani, reagoi në platformën “X” pas fitimit të këtij çmimi.
“Dua të falënderoj familjen time, presidentin tim, klubin tim, lojtarët e mi dhe mbi të gjitha Vinin dhe Carvajalin”. deklarua Ançeloti.
Kujtojmë se në ceremoninë e “Topit të Artë”, lojtari i Man. Sitit, Rodri fitoi “Topin e Artë 2024” duke lënë pas Viniciusin në vend të dytë dhe Bellingamin në vend të tretë./IndeksOnline/