Reali Madridi urdhëron gjithë kolektivin të mos flas për “Topin e Artë”
Gjiganti spanjoll, Real Madridi thuhet se i ka kërkuar të gjithëve në klub të heshin sa i përket temës së “Topit të Artë”. Sipas gazetarit të “AS”, Serhio Lopez, Real Madrid ka miratuar ‘ligjin e heshtjes’ në lidhje me “Topin e Artë”.
Askush nuk duhet të flasë për çmimin apo ceremoninë pasi vendimi i klubit është të injorojë plotësisht temën e çmimit më të madh individual.
Më herët, klubi anuloi transmetimin e tyre zyrtar televiziv që mbulonte “Topin e Artë 2024” dhe bojkotoi ceremoninë në tërësi.
Thuhet se “Los Blankos” janë të frustruar që revista France Football i dha çmimin Rodrit në vend të Vinicius Junior. Real Madrid beson se kjo ka të bëjë me bashkëpunimin e revistës me UEFA-n në këtë vit të veçantë. Rodri fitoi në mënyrë sensacionale “Topin e Artë 2024”, pavarësisht pritshmërive fillestare që Vinicius Xhunior do ta merrte atë.