
Ish-bashkëshorti pjesë e ‘BBVK’, Drenusha Latifi: Nuk kam frikë, pres falje nga ai
AA
Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi, gjatë një bisede në dhomën e rrëfimeve, ka theksuar se nuk ndien asnjë shqetësim apo kërcënim nga prania e ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh, brenda shtëpisë së Big Brother.
Ajo shtoi se do të mirëpriste një kërkim falje nga ana e Atillas për të kaluarën e tyre.
“Prania e tij këtu nuk më ngjall aspak frikë, pasi e di që Big Brother ka kontroll të plotë dhe nuk toleron asgjë të dëmshme. Po ashtu, unë vet si Drenushë ndihem plotësisht e qetë, pa u ndjerë e kërcënuar apo e ngarkuar psikologjikisht,” u shpreh Drenusha.
Ajo shtoi se, përkundrazi, e sheh këtë situatë si një mundësi për pajtim:
“Kam parë një pikë shprese për një kërkim falje që kam pritur dhe që do të ishte e rëndësishme për raportin me fëmijët tanë. Absolutisht asgjë më shumë,” theksoi ajo.
A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata
Në një intervistë, Mane deklaroi se do të preferonte të ishte në panelin e opinionistëve përkrah Neda Ballukut, ndërsa sugjeroi
Sistemi start-stop në makina – më shumë dëm
Sistemi start-stop në makina është bërë standard në dekadën e fundit, veçanërisht në automjetet me konsum më të ulët karburanti
Ja ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, jo
Aleksandër Vuçiq nuk ka dyshime. Ndeshja e kualifikueseve të Botërorit mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk do luhet në Beograd, por