Rihanna nxit thashetheme për përfundimin e karrierës së saj muzikore: Zoti kishte plane të tjera për mua
AA
Ylli i muzikës pop, Rihanna, së fundmi ka nxitur thashethemet për përfundimin e karrierës së saj muzikore.
Përkatësisht, ajo mori pjesë në hapjen e degës së markës ‘Fenty Beauty’ në vendlindjen e saj Barbados.
Me atë rast, mbajti një fjalim në të cilin la të kuptohet për fundin e mundshëm të karrierës së saj muzikore.
“Muzika ishte ajo që tërhoqi vëmendjen, por Zoti kishte plane të tjera për mua”, tha ylli 36-vjeçar.
Më parë, premtoi të publikonte këngë të reja dhe një album, dhe fansat filluan të dyshonin se kjo nuk do të ndodhte së shpejti kur këngëtarja zbuloi se ishte përsëri shtatzënë gjatë performancës së saj në ‘Super Bowl’ në 2023.
Rihanna kohët e fundit mbajti titullin e ‘këngëtares më të pasur femër’ me një vlerë neto prej 1.4 miliardë dollarësh falë markave të saj të suksesshme ‘Fenty Beauty’ dhe ‘Savage x Fenty’.
Por muajin e kaluar u tejkalua nga Taylor Swift, pasuria neto e së cilës vlerësohet në 1.6 miliardë dollarë.

Ndryshe nga Rihanna, Swift zuri vendin e parë falë karrierës së saj muzikore dhe performancave live.
Bilanci demografik 2010–2024 në Maqedoninë e Veriut: Rritje
Një analizë e të dhënave statistikore për periudhën 2010–2024 mbi lindjet, vdekjet dhe bilancin natyror sipas përkatësisë etnike në Maqedoninë
A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a
Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka folur për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, duke thënë se ende nuk
Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina
Deputeti i PDK-së Rrahman Rama, ka zbuluar prapaskena nga takimet me Kurtin për zgjedhjen e emrit të presidentit, ai ka