Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 U vra nga shoku i tij për orën “Rolex”/ E shkuara tragjike e 16-vjeçarit, rrëfehet e ëma: Eshtrat u gjetën…
Shqipëri

U vra nga shoku i tij për orën “Rolex”/ E shkuara tragjike e 16-vjeçarit, rrëfehet e ëma: Eshtrat u gjetën…

November 22, 2024

AA

Liljana Gjonaj, nëna e Mariglen Gjonajt, që u vra nga shoku i tij Kristjan Cenaj, ka rrëfyer detaje nga jeta 16-vjeçarit, eshtrat e të cilit u gjetën 7 vite pas vdekjes, në prill 2022-shin, pas djegies së disa shkurreve në Fushë Kuqe. Në emisioni “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Liljana Gjonaj u shpreh se jeta e Mariglenit nuk ka qenë e lehtë për shkak se i ekzekutuan të atin në sy të tij.

“E përjetoi, sepse burri im është vrarë në sy të Mariglenit dhe Klajdit, djalit të madh”, tha ajo.

ProfitSence Logo

Ndërsa shtoi: “I thosha mos u mërzit, kështu është jeta, s’kemi çfarë bëjmë. Nuk i ushqeva fëmijët të bënin vrasje.”

Pjesë nga intervista:

Liljana Gjonaj: Dha shpirtin e vet në mënyrën më makabre, shpresoj të zbardhet çdo gjë. I kam parë intervistat e babit të autorit, jam ndjerë keq sepse asnjë dëshmi e tij, duke filluar edhe nga ditëlindja e te birit. Ai ishte fëmijë shumë i qetë dhe dhuronte vetëm dashuri. Unë si prind jam mundur ti jap vetëm edukatë e dashuri, të jetë shembull. Jeta në shkollë derisa mbaroi klasën e 9-të çdo gjë shkoi mirë, kur erdhi koha për ta kaluar në gjimnaz më tha që dua të merrem me sport. E ndava nga gjimnazi ku ishte i vëllai, me shoqërinë ka kaluar shumë mirë. Jam interesuar dhe shkoja shumë shpejt, isha babë e nënë për të. Shkonte në boks rregullisht, më thoshte mami do të bëhem kampion.

Humbjen e babait si e përjetoi?

Liljana Gjonaj: Keq e përjetoi, sepse është vrarë në sy të Mariglenit dhe Klajdit, djalit të madh. I thosha mos u mërzit, kështu është jeta, s’kemi çfarë bëjmë. Nuk i ushqeva fëmijët të bënin vrasje. Djali im rrinte në konvikt dhe interesohesha tek kujdestaret. Ka pasur shoqëri të mirë.

E kujtoni ditën e zhdukjes së tij?

Liljana Gjonaj: Marigleni doli në mëngjes, i thashë mirë Kur erdhi tek shtëpia i pashë varësen dhe orën, për orën mendova se është e thjeshtë, E pyeta për varësen më tha është e një shoku të vëllait, mua s’më pëlqeu, i thashë “Kujdes dhe në orën 9 të dua këtu”. Do ikte në mbrëmje shkolle, mori makinën e të vëllait.

Marigleni është shoqëruar me djem më të mëdhenj se ai në moshë, mendon se mund të jetë manipuluar nga ata?

Liljana Gjonaj: Klajdi erdhi me pushime dhe i tha dikush “Shihe Mariglenin se po shoqërohet me Kristjan Cenin”, njihej si problematik në shoqëri. Për këtë arsye i hoqa dhe telefonin. Djali mu përjashtua nga shkolla në Durrës dhe e mora në Mamurras.

******

Dënimi me burgim të përjetshëm i Kristjan Cenajt

Gjykata e Lezhës, me një vendim të datës 10 Korrik 2024, ka dënuar me burgim te përjetshëm Kristjan Cenajn, 32-vjeçarin, i cili u shpall fajtor për vrasjen Mariglen Gjonaj në Mamurras 9 vite më parë. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco, ndërsa kjo mase dënimi ishte kërkuar dhe nga prokurori i çështjes Françesk Ganaj, i cili arriti të provojë përfshirjen e tij në krimin makaber.

Prokuroria kishte kërkuar edhe “aplikimin e periudhës se sigurisë” qe nënkupton se “edhe pasi të bënte 35 vite burg të mos i jepej mundësia për lirim për kohë me kusht”, por kjo nuk është pranuar nga gjykata. Avokati i familjarëve te viktimës Eduart Mullaraj u shpreh i kënaqur me vendimin, po kërkon zgjerim te hetimeve, pasi sipas tij në këtë krim janë të përfshirë dhe persona të tjerë.

NGJARJA

Mariglen Gjonaj, nxënës i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, u nis si çdo ditë për të shkuar në shkollë më 18 maj të vitit 2015, por nuk u kthye më në banesë.

Eshtrat e tij u gjetën 7 vite më vonë pas djegies së disa shkurreve në Fushë Kuqe dhe policia informoi se “nëpërmjet kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.”

Autori i dyshuar raportohet se vrau Mariglen Gjonajn, në atë kohë 16-vjeç, për t’i vjedhur sendet me vlerë që ai mbante në ditën kur u zhduk. Mësohet se viktima kishte me vete orë të markës Rolex dhe bizhuteri që kapnin vlerën e 10 milion lekëve të vjetra

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

DAP publikon listën e borxhlinjëve: 5.200 qytetarë dhe kompani me

November 13, 2026
Kosovë

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, ja çfarë biseduan

November 12, 2026
Maqedoni

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka u bisedua?

November 12, 2026
Kosovë

“Do të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë”, Ambasada britanike kundërshton

November 12, 2026
Maqedoni

AKI porosi Afrim Gashit: “Nuk po vendos vetë, busull orientimi

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5160
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15468
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

DAP publikon listën e borxhlinjëve: 5.200 qytetarë dhe

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka bërë publike listën e fundit të borxhlinjve për muajin nëntor. Në të figurojnë

Kosovë

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, ja

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në kuadër të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian

Maqedoni

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në kuadër të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.