DAP publikon listën e borxhlinjëve: 5.200 qytetarë dhe kompani me mbi 14 miliardë denarë detyrime
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka bërë publike listën e fundit të borxhlinjve për muajin nëntor. Në të figurojnë gjithsej 5.200 qytetarë dhe kompani që kanë detyrime të papaguara tatimore e doganore.
Të dhënat e DAP-it tregojnë se lista përmban 2.006 persona juridikë dhe 3.194 individë. Detyrimet e tyre ishin të papaguara deri më 31 korrik 2026 dhe nuk u shlyen deri më 31 tetor.
Vlera neto e borxhit të përgjithshëm është 14.024,931.031 denarë, ose 83.15 milionë denarë më shumë se në listën e kaluar. Ndërkohë, numri i borxhlinjve është shtuar me 60.
Shumica e detyrimeve lidhen me taksa dhe kontribute të papaguara, që arrijnë në 13.78 miliardë denarë. Borxhi për detyrime doganore është 240.9 milionë denarë.
Raporti njofton gjithashtu se në shtator 2026, 74.782 punëdhënës kishin detyrim të paguanin pagat e 553.040 punonjësve. Brenda afatit ligjor paguan 49.439 punëdhënës, apo 66.11 përqind, duke mbuluar kontributet për 481.003 punonjës, që përbëjnë 86.97 përqind të totalit. (INA)
KLIKO listën e borxhlinjëve KËTU