Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Listat e mbyllura, “qokë” që Berisha të fitojë opozitën
Shqipëri

Listat e mbyllura, “qokë” që Berisha të fitojë opozitën

December 4, 2024

AA

Nga Mero Baze

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e disa subjekteve politike kundër ndryshimeve të muajit korrik në Kodin Zgjedhor, të miratuara me votat e PS-së dhe Berishës, në lidhje me mbylljen e listave deri në 30% të tyre.

Vendimi konsensual mes PS-së dhe Berishës u arrit pa shumë vështirësi nga socialistët, pasi i dhanë Berishës vulën dhe logon e PD-së dhe i ofruan një pazar që, në thelb, i siguron atij fitoren e përkohshme mbi opozitën.

Për të gjithë ata që nuk e kuptojnë mirë sistemin zgjedhor, mbyllja e listave që Rama ia ofroi Berishës deri në 30% të tyre, nënkupton që 30% e listës së PD-së së Berishës të jetë e sigurt. Pjesa tjetër do të jetë në listë të hapur.

Por nga të gjitha sondazhet dhe pritshmëritë që ka për PD-në, ajo nuk e kalon dot kufirin e 30% në shumë zona të Shqipërisë. Kështu, e gjithë lista fituese e PD-së do të jetë një listë e dalë nga listat e mbyllura.

Pra, Berisha, ndryshe nga Rama, e di që ditën kur dorëzon listën në KQZ se kë do të ketë deputet në Kuvend.

Rama dhe Partia Socialiste kanë bërë krejt të kundërtën. Ata kanë premtuar që gjithë enturazhi i vjetër i PS-së do të jetë në pjesën e hapur të listave, ndërsa te 30% e sigurta do të jenë të rinjtë që do të futen në PS. Kjo, pasi duke qenë se luan për fitore në mandatin e katërt, PS-ja ka nevojë për një rifreskim total të parlamentit dhe për të vënë në provë popullore emrat e vjetër të saj.

Të dyja palët kanë llogaritë e tyre. Edi Rama lufton të sigurojë mandatin e katërt në pushtet, ndërsa Berisha lufton të sigurojë mandatin e katërt në opozitë, por ta ketë nën kontroll grupin parlamentar. Ky interpretim që është bërë në Kodin Zgjedhor dhe “dashamirësia” e PS-së për t’ia votuar atë, ia garanton këtë sukses.

Është kjo arsyeja që Berisha nuk pati asnjë rezistencë për të bashkuar votat me Ramën në fund të sezonit në korrik. Të gjithë u çuditën se si bëri paqe me Ramën pa i vënë asnjë kusht dhe pa i kërkuar asgjë.

Në fakt, nuk kishte çfarë t’i kërkonte më shumë se ajo që i dha Rama. I dha përjetësisht PD-në si pronë private, duke i dhënë mandatin të caktojë se kush e ka të sigurt qënien deputet në Kuvendin e ri.

Dhe prova është sjellja e deputetëve në Kuvend, që po bëhen copë për t’i rënë në sy, sikur janë ata që e meritojnë të shërbejnë më shumë se të tjerët. Dhe ai po rri e po vështron i qetë, duke sjellë në mend se çfarë mund t’u bënte të njëjtëve deputetë sikur të mos varej mandati i tyre prej tij.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe

November 14, 2026
Maqedoni

Thaçi: Duhet që edhe “shallteri” (sporteli) të funksionojë në dy

November 14, 2026
Kosovë

Akuzat për foton e Titos: Surroi i quan trillime deklarimet

November 14, 2026
Maqedoni

Pamje: qyteti maqedonas i pushtuar nga lopët

November 14, 2026
Maqedoni

Çfarë dënimi rrezikojnë 2 mjekët që nuk zbuluan 4 vrasjet

November 14, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5167
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15488
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre

Tre persona janë arrestuar në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale, armëmbajtje pa leje dhe posedim

Maqedoni

Thaçi: Duhet që edhe “shallteri” (sporteli) të funksionojë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka folur për çështjen e provimit të jurisprudencës në shqip në Maqedoninë e

Kosovë

Akuzat për foton e Titos: Surroi i quan

Publicisti Veton Surroi ka përgenjështruar deklarimet e gazetarit Baton Haxhiu, i cili në një paraqitje televizive kishte thënë se fotografia

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.