Tayna me sukses të jashtëzakonshëm në Spotify: Mbi shtatë milionë dëgjues në vit
Reperja e njohur shqiptare, Tayna, vazhdon të mbajë pozicionin si një nga artistet më të dashura dhe të suksesshme në industrinë muzikore shqiptare.
Këngët e saj, të cilat janë kthyer në hite, po gëzojnë një audiencë të gjerë dhe përkushtim të vazhdueshëm nga fansat e saj.
Së fundmi, ajo ka ndarë një arritje mbresëlënëse në platformën ndërkombëtare Spotify. Në një postim në faqen e saj zyrtare, Tayna ka publikuar shifrën që tregon fuqinë e saj si një artiste globale – plot 7.21 milionë dëgjues në vit.
Ky numër jo vetëm që konfirmon popullaritetin e saj në tregun muzikor shqiptar, por edhe ndikimin e madh që ajo ka në një audiencë ndërkombëtare. Hitet e saj, të njohura për tekstet e fuqishme dhe ritmet energjike, po dëgjohen në mbarë botën, duke e pozicionuar Taynën si një nga yjet më të ndritshëm të muzikës shqiptare.