Edon Zhegrova rikthehet nga lëndimi, gati të luajë ndaj Brestit
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, pritet të luajë me fanellën e Lillet pas një jave pauzë shkaku i një lëndimi.
Skuadra e Lille luan ndeshjen e javës së 14-të në Ligue 1 ndaj Brestit. Emri i Edon Zhegrovës është në listën e trajnerit Bruno Genesio. Nga ora 19:00, Lille e pret në shtëpi Brestin, kurse Edon Zhegrova pritet të jetë startues.
Kujtojmë që 25-vjeçari këtë sezon në Ligue 1 ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist./Indeksonline/