Presidenti i Inter Majamit i bindur që Lionel Mesi do të vazhdojë kontratën
Presidenti i Inter Majamit, Horhe Mas ka treguar synimet për skuadrën e tij. Mas, synon t’i ofrojë legjendës argjentinase, Lionel Mesi kontratën e re deri më 2026-tën, dhe dëshiron ta shohë atë në hapjen e stadiumit të ri.
“Jam shumë i bindur se Leo Mesi do të hapë stadiumin tonë të ri në vitin 2026. Do të rri me Leon në një moment jashtë sezonit… Jam optimist se për sa kohë që shëndeti i Mesit të jetë i qëndrueshëm, ne do ta shohim atë në rozë”, tha Mas.
Mesi, këtë sezon nuk arriti të fitonte MLS Cup pasi që u eliminua nga Atlanta Junajted.
Mirëpo, sezoni i tij nuk i ka shkuar huq pasi “La Pulga” u shpall MVP i MLS për vitin 2024./IndeksOnline/