Mësohet edhe skuadra e parë e eliminuar nga Liga e Kampionëve
RB Lajpcigu është skuadra e parë që është eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Skuadra gjermane pësoi humbje 3:2 në shtëpi nga Aston Villa, duke i dhënë fund shpresave për të siguruar një vend në fazën tjetër. Pas gjashtë ndeshjeve, Leipzigu ka po aq humbje.
Kur i kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund, skuadra që drejtohet nga Marko Rose nuk ka gjasa matematikore për kalim tutje.
Vendi i 24-t që të dërgon në fazën 1/16 mbahet nga PSZH-ja që ka shtatë pikë. Kjo do të thotë se edhe nëse Lajpcigu fiton ndaj Sportingut dhe Sturm Grazit, kalimi tutje është i pamundur.