Moise Kin në prag të largimit, Juve “ëndërron” Koopmeinersin
Në gjurmët e Moise Kin, i cili po largohet gjithnjë e më shumë nga Juventusi në këtë merkato dimri, përpos Fiorentinës dhe Monzës, është edhe skuadra franceze e Renit, kundërshtari i radhës i Milanit në “play-off” e Liga Europa.
Me skadimin e kontratës në vitin 2025, sulmuesi i kombëtares italiane mund të largohet edhe në formë huazimi për gjashtë muaj, mundësisht me opsion blerje, ndoshta kushtëzuar me arritjen e objektivave të caktuara dhe tashmë të vendosur në qershor. E vetmja pengesë është paga e lartë e Mosie Kin.
Ëndrra për të tashmen dhe mbi të gjitha për të ardhmen e Juventusit mbetet Teun Koopmeiners, aktualisht i konsideruar i paprekshëm në Bergamo.