Atletiko Madrid-Sllovan Bratislava shkruan historinë e Ligës së Kampioneve
Ndeshja mes Atletiko Madrid dhe Sllovan Bratislavës ka qenë shumë e veçantë. Jo vetëm për faktin se ktheu skuadrën spanjolle mes pretendenteve për tetëshen e parë, apo sepse dekretoi që sllovakët nuk mund të vazhdonin më tej në turne, pas 6 humbjesh në po aq ndeshje të luajtura.
Për herë të parë në historinë e Ligës së Kampioneve, gjendeshin në të njëjtën ndeshje dy djemtë në fushën e lojës në skuadrat që drejtoheshin nga baballarët e tyre.
Vlladimir Vajs ishte në pankinën e Sllovan Bratislavës dhe aktivizoi në këtë duel të birin, Vlladimir Vajs Xhunior, në minutën e 84-të të ndeshjes.
Ndërkohë, Diego Simeone i kishte besuar nga minuta e parë në rreshtimin e Atletikos të birit, Xhuliano, i cili luajti gjatë të 90 minutave të kësaj sfide.