Fshihet nga Youtube kënga e Elvana Gjatës në Festivalin e Këngës
Këngëtarja Elvana Gjata është ankuar për probleme me këngën e saj të re konkurruese në “Fest63”.
Kënga me motive latine, e titulluar “Karnaval” duket se po has në probleme teknike teksa është ngarkuar në kanalin Youtube të Radio Televizionit Shqiptar.
Nuk dihet se çfarë konkretisht, disa raportojnë se kënga është fshirë disa herë, ndërsa të tjerë thonë se kënga nuk dëgjohet pasi ka zhurmë.
Edhe Elvana vetë shprehet e habitur duke shkruar: “Përsëri… nuk mund ta di apo ta kuptoj pse po ndodh kjo, por e sigurtë që nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Në çdo rast, nuk mund të bëj asgjë në këtë video sepse nuk është kanali im. Ne jemi duke vlerësuar opsionet tona. Ju dua të gjithëve dhe faleminderit për kujdesin”.
Kënga e publikuar tre ditë më parë, numëron rreth 170 mijë dëgjime. Ndoshta Elvana ka patur pritshmëri më të larta, ose ndoshta vërtet problemet e raportuara kanë ndikuar në numrin e ulët të klikimeve.
Thaçi flet për humbjen e babait: Dhimbjen e
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një një intervistë nga burgu i Hagës për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, foli
Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë nga burgu i Hagës për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Ai
Intervista me Hashim Thaçin sonte, gazetari shqiptar publikon
Gazetari Blendi Fevziu, do të zhvillojë një interistë me Hashim Thaçin, që po gjykohet në Hagë nga Gjykata Speciale. Fevziu