Detajet e ndarjes së Megan Fox dhe Machine Gun Kelly: Ajo gjeti mesazhet që i dërgonte grave të tjera
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly nuk janë më bashkë dhe tani dihen detajet e ndarjes së tyre.
Gjegjësisht, ajo e la atë pasi zbuloi se ai kishte qenë duke shkruar me femra të tjera.
“Kur ata po festonin Ditën e Falënderimeve, ajo dyshoi dhe vendosi të kontrollonte telefonin e tij”, tha një burim për Page Six, duke shtuar se i gjeti mesazhet.
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly
Aktorja kishte një mungesë besimi tek ai për një kohë të gjatë. Burimi tha gjithashtu se ata kishin uljet dhe ngritjet e tyre gjatë viteve të fundit, por se ajo ishte e gatshme të punonte për të përmirësuar marrëdhënien e tyre.
Ylli amerikan ishte e emocionuar për të ndërtuar një familje së bashku, por gjithçka ndryshoi pas kësaj ngjarje.

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly
“Megan është një grua e fortë, e pavarur që nuk ka nevojë për një burrë në jetën e saj”, tha ai.
Të njëjtit rreth dy javë më parë kanë bërë të ditur se janë në pritje të një fëmije.
Aktorja ka tre djem me ish-bashkëshortin Brian Austin Green – Noah, Bodhi dhe Journey.

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly
Machine Gun Kelly ka një vajzë, Cassie, me ish të dashurën Emma Cannon.
Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia të
Sonte, në mbledhjen radhës të Kuvendit Qendror të Alternativës, mes tjerash, është diskutuar edhe për çështjen e unifikimit të subjektit
Fronti Europian dorëzon rezolutë për provimin e jurisprudencës
Sot, më 18 mars 2026, në Kuvend është dorëzuar një rezolutë që kërkon zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve
Shkup, mbahet ceremoni me rastin e 111-vjetorit të
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u organizua një ceremoni me rastin e 18 Marsit, Ditës së Përkujtimit të