Berisha: Ramën e urren i gjithë universi, ndërsa mua më duan shumë! Do fitoj patjetër këtë herë
Në rast se Edi Rama del sërish kryeministër nga zgjedhjet e 11 Majit 2025 a do ta japë dorëheqjen Sali Berisha?
Kjo ishte një nga pyetjet përballë Berishës në emisionin “Opinion”. Kryedemokrati u përgjigj se kjo gjë nuk do të ndodhë dhe nuk ka si ta pranojë diçka të tillë.
Berisha u shpreh se do i fitojë zgjedhjet. Sipas tij, Rama nuk ka shans më për fitore dhe tha se kryeministri ka shuar Partinë Socialiste.
“Nuk mund të pranoj atë që s’ndodh. Unë do i fitoj zgjedhjet. Si mund t’i humbas zgjedhjet me një njeri që pak me thënë urrehet universalisht nga qytetarët. A e ke marrë vesh se çfarë lufte të brendshme po bëjnë ata me njëri-tjetrin, kreu i organizatës dhe Rama i përfshirë me ta. Pra, nuk kanë shans më për fitore. Aty qarkullojnë një grup njerëzish të inkriminuar gjer në palcë, por që vetëm sa çdo shkelje do të jetë barrë e tmerrshme ligjore mbi ta. Po flas për ministrat, për qeveritarët. Partia Socialiste nuk ekziston. PS është shuar, e ka transformuar. Ata do më votojnë mua”, tha Berisha.