Tomas Tuhel komenton grupin: Shqipëria mund të na befasojë
Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel ka folur pas shortit të kualifikueseve të Botërorit.
“Serbia dhe Shqipëria kanë lojtarë individualë shumë të talentuar, një grup shumë emocional, një turmë shumë emocionale. Kështu që ata gjithmonë mund të befasojnë. Ne duhet ta marrim këtë shumë seriozisht.
Është një ndeshje e parë me Letoninë, kështu që një sfidë e re për të gjithë ne. Dhe atëherë ne jemi favorit të qartë, natyrisht, kundër Andorrës, por kualifikimi është çelësi tani. Kualifikimi është prioriteti kryesor. Duhet të jemi serioz. Duhet të jemi të vendosur dhe duhet të tregojmë se për çfarë duam në këtë grup prej pesë kombëtaresh. Hendeku mbyllet gjithnjë e më shumë midis kombeve të mëdha dhe kombeve të vogla.
E shihni në euro kohët e fundit. Nuk ka rezultate që janë bërë para se të luhet ndeshja. Kombet e vogla janë bërë gjithnjë e më të fortë. Kështu që ne duhet të fitojmë vendin tonë”, deklaroi ai.