Shorti i kualifikueseve të Botërorit/ Silvinjo: Shqipëria në grup të fortë, çdo garë do të jetë finale
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka reaguar pas shortit të kualifikueseve të Botërorit, që vendosi Shqipërinë në Grupin K, me Serbinë, Anglinë, Andorrën dhe Letoninë.
Në një lidhje direkte për Klan News, trajneri Silvinjo është shprehur se për ne çdo garë duhet të jetë si një finale teksa ka shtuar se duhet të gabojmë sa më pak që të shkojmë përpara.
Trajneri Silvinjo: E prisnim këtë grup të vështirë. Grup i fortë. Ishim në vazon e 3 dhe prisnim. Është një kompeticion shumë i shpejtë. Për ne çdo garë do të jetë finale. Kemi një ëndërr për të shkuar përpra. Ne duhet të gabojmë më pak që të shkojmë përpara.
Përsa i përket ndeshjes Shqipëri-Sebri, trajneri Silvinjo ka thënë se me këtë skuadër duhet të përballemi si me të gjitha të tjerat teksa ka shtuar se në fushën e blertë “janë për futboll”.
Trajneri Silvinjo: Ne duhet të përballemi në garë si gjithë të tjerët. Ne dimë që është historia pas saj. Ne jemi këtu për të luajtur futboll, jemi profesionistë, për të bërë gjëra të bukura. Historia pas është shumë e rëndësishme. Ne jemi këtu për të luajtur.
I pyetur nëse do të jemi në gjendje të marrim pikët maksimale ndaj Letonisë dhe Andorrës, trajneri Silvinjo nuk ka preferuar që të japë një përgjigje teksa ka ritheksuar se “Shqipëria duhet ta konsiderojë çdo garë si një finale”.
/a.r