VIDEO/ Hidhet në erë ura në Tiranë, ja çfarë ka ndodhur
Në kuadër të projektit “Unaza e Madhe” të Tiranës, faza 3, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me forcat xheniere të Ushtrisë, realizuan shpërthimin e kontrolluar për demolimin e urës së Babrroit. Ky operacion i planifikuar dhe i realizuar me sukses është një hap i rëndësishëm për avancimin e infrastrukturës në kryeqytet.
Në një video të postuar në rrjetin social Facebook, IKMT thekson se shpërthimi u krye pa asnjë problem dhe se operacioni përfundoi me sukses, duke hapur rrugën për fazën e ardhshme të ndërtimit të Unazës së Madhe. Kjo është një pjesë e strategjisë për të përmirësuar dhe modernizuar infrastrukturën e Tiranës dhe për të lehtësuar trafikun në qytet.