Kvartshkelia vazhdon me Napolin, tani dihet edhe çmimi i largimit
Më në fund, Napoli-Kvaratskhelia kanë arritur të gjejnë një akord total për rinovimin e kontratës. Sipas mediave italiane, sulmuesi dhe drejtuesit e klubit kanë mbyllur gjithçka rreth një javë më parë, gjatë takimit që zhvilluan në Romë.
Kvaratskhelia do të nënshkruajë një kontratë të re deri në 2029. Sulmuesi gjeorgjian do të përfitojë nga kontrata e re 5 milionë euro në sezon, përfshi këtu edhe bonuset.
Ndërkohë, Napoli ka arritur të përfshijë në marrëveshje edhe një klauzolë të re largimi prej 80 milionë euro.