Sherri me kolegët e skuadrës, kapitenit në Premier Ligë i hiqet shiriti!
Mario Lemina nuk është më kapiteni I Vulverhemptonit. Lemina u përlesh me kapitenin e Uest Hemit, Xharrod Bouen pas humbjes 2-1 të Vulverhemptonit të hënën dhe më pas vazhdoi të shtynte shokët e tij të skuadrës, ndërsa ata u përpoqën ta qetësonin.
Më pas ai u përplas edhe me ndihmës trajnerin e vet, Shon Derri. Nervozizmi nuk është toleruar nga klubi, ndërsa Nelson Semedo do ta zëvendësojë atë si kapiten i “Ujqërve”, me shefin e Vulverhemptonit, Geri O’Nill që konfirmoi se incidenti kundër Uest Hem çoi në një bisedë rreth kapitenit.
Një ditë pas ndeshjes, mesfushori reagoi në rrjetet sociale dhe kërkoi ndjesë, duke thënë se ata do të luftonin për ta kapërcyer këtë situate.