Milani infromon Teo Hernandezin se mund të largohet në janar
Teo Hernandezit dhe shoqëruesit të tij iu tha se ai mund të largohet nga Milani në janar nëse paraqitet një ofertë e përshtatshme, mes interesimit të Man. Junajtedit.
Mbrojtësi i majtë u la në bankë pa minuta në barazimin 0-0 me Xhenoan këtë fundjavë në Serie A, pasi trajneri Paulo Fonseka kishte kritikuar ashpër disa lojtarë që nuk ‘kishin dhënë gjithçka’ në çdo ndeshje. Tifozët kanë bërë edhe ofendime ndaj lojtarit, i cili është një nga kapitenët e ekipit për këtë sezon.
Agjenti i tij Manuel Kuilon fluturoi për një takim me drejtuesit e Milanit, por u tha gazetarëve jashtë selisë së klubit se ata “nuk kishin folur” për kontratë të re. Edhe pse Kuilon përsëriti se Teo Hernandez “dëshiron të qëndrojë” dhe të nënshkruajë një marrëveshje të re, disponimi në kampin e Milanit thuhet se është shumë i ndryshëm.
Sipas ekspertit të “Tuttomercatoweb”, Marco Konterio, ndërsa kuqezinjtë i kanë ofruar atij një marrëveshje të re me vlerë 5 milionë euro plus bonuse, ata gjithashtu informuan Teo Hernandez se ai mund të largohet që në janar nëse vjen një ofertë e përshtatshme Kjo do të alarmojë Man. Junajtedin, i cili duket se ka më shumë qëllim për të bërë një ofertë për francezin.