Dua Lipa ndjek Chelsean në stadium, zbulohet arsyeja
AA
Chelsea mori fitoren e tretë radhazi në Premier League, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 Fulhamin në derbi, por ajo që tërhoqi vëmendjen në ‘Stamford Bridge” ishte këngëtarja shqiptare, Dua Lipa.
Kjo e fundit ishte në tribunën e stadiumit dhe besohet se prania e saj lidhej me promovimin e filmit “Argylle”, ku është protagoniste bashkë me Henry Cavill dhe Bryce Dallas Howard.
Bashkë me të ishin edhe një grup personash, që besohet se janë kast i filmit dhe ishin pozicionuar mbrapa pankinës së Chelseat, teksa rreth minutës së 20 ata u ngritën të gjithë duke lexuar libër, për të tërhequr vëmendjen.
Veprime të tjera ishin edhe parja e orës në të njëjtën kohë, apo imitimi i procesit të larjes së dhëmbëve. Natyrisht këto skena nuk i shpëtuan tifozerisë, por edhe regjisë së Premier League, teksa edhe trajneri Pochettino kishte një logo “Argylle” në xhupin e tij gjatë derbit me Fulhamin.
Media britanike bën me dije se filmi prodhohet nga një kompani në pronësinë e Tod Boehly, i njëjti që ka edhe pronësinë e Chelsea-t, ndaj edhe Dua Lipa ishte në stadiumin “Stamford Bridge” mesditën e të shtunës.

QMK: 12 zjarre të regjistruara në sipërfaqe të
Deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar gjithsej 12 zjarre në sipërfaqe të hapura në vend, njoftoi
“Unë s’jam e lirë, pa lirinë tënde, gjysh”:
E bija e Jakup Krasniqit, Gresa, ka publikuar një video të vajzës së saj duke e puthur portretin e gjyshit
Mobilizimi nis në Hagë, qytetarët mblidhen para Speciales
Qytetarë të shumë kanë nisur të mblidhen para se lisë së Hagës, brenda së cilës sot do të merret vendimi