Mota: Dua vetëm lojtarë që janë në 100% të përgatitur
Tiago Mota, trajneri i Juventusit, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit ndaj Monza-s. E ka nisur nga mungesat.
“Bremer, Kabal, Milik, Rouhi, Veah dhe Daglas Luiz nuk do të jenë nesër. Do të vlerësojmë gjendjen e Kambiaso-s. Në fakt, unë mund të marr edhe Daglasin, por nesër i dua të gjithë qind për qind dhe do të shohim në ndeshjen e ardhshme nëse ai do të jetë apo jo”.
A mund të ketë Lokatelli një të ardhme si qendërmbrojtës, siç ndodhi në Kupën e Italisë?
“Çdo zgjedhje që bëjmë është e lidhur me momentin dhe të mirën e ekipit. Manuel ka një aftësi të madhe për t’u përshtatur dhe lexuar situatat gjatë ndeshjeve, për shkak të komunikimit dhe mënyrës se si i qaset punës, ai është i aftë të bëjë shumë gjëra. Kur kemi nevojë, ai mund të na ndihmojë: e di që pozicioni i tij është mesfushor, nuk po shpik asgjë dhe shpjegova se kam folur me të, sepse lojtari duhet të bindet kur ndryshon pozicion.
Ai është i bindur se mund të luajë edhe si qendërmbrojtës, nëse kemi nevojë për të do ta përdorim sërish atje,” tha mes tjerash Mota.