Huti, si yll në maje të pemës së Vitit të Ri
Një pemë Krishtlindjeje në Virginia mori një zbukurim të veçantë në majë kur një hyri në shtëpi.
Lidhja për Mirëqenien e Kafshëve të Arlingtonit publikoi dy foto të zogut.
“Ky hut i bukur vendosi të luajë rolin e Babagjyshit dhe të zbresë – fjalë për fjalë – përmes oxhakut të një shtëpie lokale, duke shpallur veten si ylli më i ri në majë të pemës së tyre të Krishtlindjeve”, shkruan zyrtarët në mbishkrim.
“Shikoni me kujdes – do të shihni që ai rrëzoi yllin e vjetër për të bërë vend për veten e tij”, shtuan ata.
Huti u lirua përfundimisht, por kjo nuk është hera e parë që një kafshë e tillë vendos të pushojë në majë të një peme Krishtlindjeje në muajt e fundit.
Në muajin tetor, një hut gjeti rrugën në një rezidencë në Georgia dhe u strehua në maje të një peme. /Telegrafi/