Kollo Muani në radarin e “Zonjës së Vjetër”, Xhuntioli kërkon edhe një mbrojtës
Skuadra e Juventusit është gati të zhytet plotësisht në tregun e transferimeve të janarit. Xhiuntoli do të kërkojë një sulmues, por prioriteti është një mbrojtës. Sipas të përditshmes “La Stampa”, skuadra e Fejnordit vazhdon ta bllokojë Hankon, ndërsa bardhezinjtë po studiojnë si alternativë kryesore edhe Antonio Silva të Benfika-s.
Këto të dy nuk janë emrat e vetëm në listë, por, të paktën tani për tani, janë më bindësit. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po e mbajnë njërin sy edhe tek sulmi. Mes Raspadorit dhe Zirkzee shfaqet edhe Kollo Mouani, i cili është duke u larguar nga PSZH.
Sulmuesi francez po josh shumë klube në Europë, duke përfshirë edhe Man. Siti, që thuhet se është në “pole position”, por agjentët e Juventusit i kanë gjetur gjithashtu dyert hapur në këtë pistë merkatoje.