Bisedat kanë ngecur me Dejvisin, Reali mendon për mbrojtësin francez te Milani
Real Madrid ka shtuar mbrojtësin e Milan-it, Teo Hernandez në listën e objektivave të mundshëm të mbrojtësit të majtë, sipas Fichajes.net. “Los Blankos” do të kërkojnë të rikthejnë ish-lojtarin e tyre në “Santiago Bernabeu”, pasi duket e pamundur që ata të arrijnë objektivin e parë, Alfonso Dejvis.
Gjigantët spanjollë janë lidhur shumë me një lëvizje për Dejvisin, i cili është në muajt e fundit të kontratës së tij, pasi ata kërkojnë të forcojnë mbrojtjen në 2025. Megjithatë, bisedimet me Bajern Munihun për një marrëveshje të mundshme për lojtarin kanadez kanë ngecur. Klubi i Bundesliga-s nuk dëshiron të shesë Dejvisin dhe po kërkon t’i ofrojë atij një marrëveshje të re për të qëndruar në “Allianz Arena”.
Kërkesat financiare të Dejvisit e kanë bërë gjithashtu të pamundur që Real Madrid ta nënshkruajë atë për një shumë të arsyeshme. Cilësia dhe përvoja e Hernandez duke luajtur në nivelet më të larta e bëjnë atë një lojtar të kalibrit të Real Madridit.