Qëlloi bashkëshortin me s*patë, Elvira Tahiraj pranon krimin: Kam tentuar edhe më herët ta vri*ja
Elvira Tahiraj vrau me sëpatë në gjumë bashkëshortin. E pyetur në polici 49-vjeçarja ka pranuar se ishte ajo autore e vrasjes. Sipas burimeve 49-vjeçarja gjakftohtë por në dukje me probleme të shëndetit mendor ka thënë se edhe në një rast tjetër ka tentuar ta vriste burrin e vetë, ndërsa nuk ka rrëfyer asnjë shkak që e çoi në këtë veprim.
Mësohet se ka qenë vajza e çiftit ajo që e ka gjetur të atin rreth orës 08:00 të pajetë dhe të rrethuar nga një pellg gjaku në shtatin e tij.
Pasi ka kërkuar për të nënën dhe e ka gjetur në derën e jashtme të shtëpisë, vajza ka telefonuar të motrën duke i rrëfyer se çfarë kishte ndodhur.
Sipas një komshiu të lagjes 49-vjeçarja kishte rreth orës 04.00 të mëngjesit që rrinte jashtë te dera.
“Unë u ngrita për të shkuar tek shtëpia e babait tim që ishte i sëmurë dhe e pashë atë që rrinte tek dera dhe nuk reagoi fare kur kalova. U habita po nuk më shkoi në mend se çfarë mund të kish ndodhur”, u shpreh ai.
Sipas mjekut ligjor të Sarandës viktima është goditur në kokë dhe kishte shumë rrjedhje gjaku.
Prokurorja Esmeranda Basho pas hetimeve të saj vendosi së trupi i viktimës, 55-vjeçarit Llazar Tahiraj të dërgohej në Mjekësinë Ligjore në Tiranë.
49-vjeçarja Elvira Tahiraj ditën e enjte do të dalë për masë në gjykatë.