
“Faraoni” i ri gati të zbarkojë në stadiumin “Anfilld”
“Ylli” egjiptian Omar Marmoush po bën “të madh” emrin e tij në arenën evropianin, me sulmuesin e “Shqiponjave” të Aintraht Frankfurtit, që po zhvillon një sezon të çmendur, ku në vetëm 23 sfida ka shënuar 18 gola e ka asistuar 12 të tjerë.
Të tilla performanca kanë tërhequr vëmendjen e të mëdhenjve të Evropës, ku sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, pas “faraonit” të ri janë vendosur “Të Kuqtë” e Liverpullit dhe “katalanasit” e Barcelona, ku në “Anfield” konsiderohet si pasardhësi i Mohamed Sallahut, ndërsa në Spanjë si e ardhmja e sulmit, pas largimit të Robert Levandovskit.
Sa i përket vlerës së kartonit, “shqiponjat” gjermane synojnë të përfitojnë rreth 50 milionë euro nga shitja e tij, ku sipas “thashethemeve”, “fantazisti” 25-vjeçar dëshiron të veshë fanellën e Liverpullit dhe marrëveshja mes dy klubeve është në fazat e fundit. /abcnews.al