
Këngëtarja 42-vjeçare, Britney Spears me plane biznesi për vitin 2025
Britney Spears do të lansojë koleksionin e saj të bizhuterive në vitin 2025.
Këngëtarja 42-vjeçare njoftoi planet në fillim të këtij viti për të krijuar markën “B Tiny”.
“Koleksioni im do të vijë diku vitin e ardhshëm”, ka shkruar ajo ndër të tjera në Instagram.
Krijuesja e hitit “Toxic” ka marrë frymëzim nga disa byzylykë që i kishte gjetur në Meksikë, por bëri shaka se ato ishin shumë të shtrenjta për atë që ishin në të vërtetë.
Britney, e cila rifitoi kontrollin e katër milionë dollarëve të saj dhe aspekte të ndryshme të jetës private dhe profesionale kur një kujdestari që udhëhiqej nga babai i saj u ndërpre në vitin 2021, fitoi famë në fund të viteve 1990 me hitin “…Baby One More Time”.
Që atëherë, ajo ka publikuar nëntë albume, por nuk ka publikuar ndonjë këngë të re që nga ‘Glory’ në vitin 2016.
Mexhiti publikon Programin zgjedhor: Është koha për Çairin!
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij, duke theksuar
Nga nesër ndryshime në çmimet e derivateve të
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë
KSHPK: Vetëm 42% e institucioneve dorëzuan të dhëna
KSHPK publikoi Regjistrin e Automjeteve Zyrtare në faqen e saj të internetit, si një detyrim ligjor sipas Kodit Zgjedhor, përcjell