Vdekja e Liam Payne-t, miku i ngushtë i dyshuari kryesor
Pesë persona janë akuzuar në lidhje me vdekjen e yllit të One Direction Liam Payne në Argjentinë, duke përfshirë një nga miqtë e tij më të ngushtë.
Rogelio “Roger” Nores, i cili pretendon se e la këngëtarin në hotelin CasaSur Palermo në Buenos Aires rreth një orë para se të binte për vdekje, akuzohet për vrasje nga pakujdesia, sipas gazetës Infobae.
Nores nuk besohet të jetë në paraburgim, por thuhet se i është ndaluar të largohet nga Argjentina.
Menaxherët e hoteleve Gilda Martín dhe Esteban Grassi janë akuzuar për vrasje.
Të pesë janë thirrur për t’u paraqitur në gjykatë, por vetëm dy janë në paraburgim.
Ylli i One Direction vdiq, më 16 tetor pasi u rrëzua nga një ballkoni i katit të tretë në hotelin “CasaSur Palermo” në Buenos Aires, Argjentinë. Ai ishte 31 vjeç.
Vdekja e tij tronditi botën dhe ngriti pikëpyetje se si ai kishte rënë.
Abdixhiku e falënderon Kurtin dhe LVV-në për “kontruktivitetin”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e falënderoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe partinë e tij, Lëvizjen
Osmani për Bekim Sejdiun: Profesionist i dëshmuar njeri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje
U propozua për president, Bekim Sejdiu: Është nder
Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president të Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje,