
Bylisi fiton 50 mijë euro nga transferimi i futbollistit mbrojtës te Shkëndija
Bylisi mbushë “arkat” me fillimin e Vitit të Ri. Kjo për shkak të shitjes së Aleksandër Trumçit, i cili u transferua te Shkëndija e Tetovës gjatë merkatos së verës.
Ish-kapiteni i Bylisit u huazua te kuqezinjtë me të drejtë blerje të kartonit nga Shkëndija. Një lëvizje që konkretizohet tani në janar dhe 50 mijë euro do të shkojnë në arkat e ekipit të Superiores.
Mbrojtësi ka bërë paraqitje pozitive me Shkëndijën, ku ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar në 2 raste. Kontrata mes palëve është e vlefshme deri në 2027, teksa siç dihet Bylisi ka mbajtur 20% të kartonit te 24-vjeçarit.