Tayna dhe suksesi i këngës “Si Ai”: Fitime dhe rekorde në Spotify
Kënga “Si Ai” shënoi një rikthim të fuqishëm për këngëtaren Tayna, pas një periudhe pushimi dhe një skandali që nuk e ndali, por e ndihmoi ta çonte në nivele ndërkombëtare. Pas suksesit të këngës, Tayna ka arritur të bëjë emër edhe më të madh në industrinë muzikore dhe të jetë një nga artistet më të dëgjuara në Spotify.
Në një intervistë të fundit në emisionin “Canape”, Tayna u pyet për projektin e saj dhe për të ardhurat që ka marrë nga “Si Ai”. Ajo tregoi se ka fituar shumë nga ky projekt dhe vazhdon të fitojë, por i është shmangur shifrave konkrete, ku u shpreh se është e fokusuar më shumë në krijimin e muzikës sesa në aspektin financiar. Ajo theksoi se “nuk dëshiron të fokusohet aty, pasi do ta pengonte për të bërë muzikë të mirë.”
Duke folur për suksesin në platformën muzikore Spotify, Tayna tha se është artistja më e dëgjuar dhe ka qenë në krye të renditjes për rreth gjashtë muaj. Në një moment, ajo ka arritur deri në 3 milionë dëgjues në muaj, dhe tani ka 2.6 milionë, duke treguar se suksesi është vazhdimësisht i pranishëm.
Përsa i përket spekulimeve për fitimet e saj, shumë kanë përfolur për shifra të mëdha, si 1 milion euro, por Tayna ka zgjedhur të mos i komentojë drejtpërdrejt këto informacione. Ajo i ka dhënë më shumë rëndësi suksesit profesional dhe ndikimit që ka si artist, duke u përqendruar në krijimin e muzikës së re dhe vazhdimin e karrierës së saj ndërkombëtare.
Nesër pritet rritja e çmimeve të derivateve të
Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoki tha se pret që gjatë ditës së nesërme çmimi i naftës të rritet për 2
QMK: Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 17 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të
MPB: Janë sanksionuar 35 motoçiklistë, nuk ishin pajisur
Në një kontroll aksional të kryer më 4 korrik nga ora 17:00 deri në orën 23:00 në zonën e Shtipit,