E njohur për ndërhyrjet ekstreme estetike, ndërron jetë ‘gruaja mace’
Jocelyn Wildenstein, një personazh publik i njohur për ndërhyrjet estetike për të theksuar tiparet si felin, ka ndërruar jetë. Partneri i saj, Lloyd Klein tha për AFP se shkak ishte një emboli pulmonare.
Jocelyn njihej me emra si “Gruaja mace” dhe gjendej shpesh në tabloidet e Nju-Jorkut për shkak të historive të stuhishme të dashurisë, ndryshimitdrastik të pamjes dhe një dëmshpërblimi të madh që mori nga divorci i saj (edhe pse më vonë ajo tha se kishte falimentuar pasi i kishte shpenzuar miliardat e saj).
LEXO EDHE:
100 herë më e ndritshme se Dielli, zbulohet ‘milinova’
Nga ai divorc, ajo mori 2.5 miliardë dollarë dhe 100 milion të tjera në vit për 13 vite rresht.
Wildenstein shpesh i mohonte ndërhyrjet estetike duke thënë se “sytë me formë si të maces” për të cilat ishte aq e famshme, ishin gjenetike apo se modeli i flokëve i ndryshonte pamjen. Por ndonjëherë, ajo linte të kuptohej diçka midis rreshtave.
“Nëse ndihesh mirë me defektet, me plakjen, nuk duhet të bësh asgjë. Përndryshe, duhet të zgjedhësh doktorin e duhur”, i tha ajo fotografit Zed Nelson në 2006-ën.
Dashuria e saj për tigrat afrikanë vazhdoi për pak kohë. Ajo ndërtoi një kafaz antiplumb për dy tigra që përshtatej me rezidencën prej 200 ndërtesa e me 300 punonjës. Asokohe, Jocelyn i tha Vanity Fair se ajo dhe i shoqi shpenzonin rreth 1 milion dollarë në muaj. Për të, një fustan Chanel që kushtonte 350 mijë dollarë, ia vlente.
Por projekti i saj më afatgjatë ishte fytyra. Wildenstein iu nënshtrua ndërhyrjeve ekstreme kozmetike, edhe pse e mohonte. Sytë e saj u tërhoqën gjithnjë e më shumë drejt tëmthave për t’u ngjarë felinëve, lëkura tendosej fort dhe mollëzat ishin gjithnjë shumë të ngritura lart.
Por edhe pse gjithnjë në vëmendje të mediave, jeta e Wildenstein’s mbetet një mister: mosha e saj, zanafilla e fiksimit me macet dhe ku shkuan paratë. Ajo kishte premtuar se do të rrëfente më shumë në një serial të realizuar nga HBO që do të dilte në vitin 2023, por projekti s’është realizuar ende.
Por në fund ajo s’e kishte problem nëse njerëzit s’e kuptonin. “S’kam asgjë për të provuar. Në fund, nuk më intereson”.
Mbi 300 mijë banesa të pabanuara, por çmimet
Në Maqedoninë e Veriut, nga viti 2020 deri në vitin 2025 janë ndërtuar 36.281 banesa, ndërsa vetëm në qershor të
Abdixhiku: I kërkoj falje popullit, nuk mundem me
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është deklaruar për media, pas takimit që ka pasur me Grupin
Toshkovski: “Safe City” kapi 9 motoçiklistë që tejkaluan
Sistemi inteligjent “Qyteti i Sigurt” tashmë mund të detektojë edhe kundërvajtjet e motoçiklistëve, bëri të ditur ministri i Punëve të