“Nëse nuk vjen partneri…”/ Tayna: Nuk kam qenë e dashuruar kurrë
Tayna ka ndarë mendimet e saj rreth ndjenjave dhe përkushtimit. Në intervistën me Arbana Osmanin, ajo ka theksuar se, sipas saj, nuk ka qenë kurrë e dashuruar, duke sqaruar se ka pasur ndjenja për dikë, por jo një dashuri të thellë dhe të përhershme.
Këngëtarja ka shtuar se, edhe pse është ende e re, fokusi i saj kryesor është te vetvetja, duke vlerësuar gjithnjë e më shumë kohën dhe energjinë që i kushton vetes me kalimin e viteve.
Sipas Taynas, ajo nuk është e gatshme të investojë kohë dhe mund në një marrëdhënie që nuk i sjell ndonjë vlerë apo përfitim.
“Unë mendoj se nuk kam qenë e dashuruar kurrë. Kam dashur, por e dashuruar, dashuria e jetës, jeta e vdekja, jo. E re jam, fokusin e kam te vetja, me kalimin e viteve e vlerëson shumë vlerën tëndë, kohën tënde. Nuk ia jep kohën tënde dikujt që nuk të jep dicka që mund të kesh përfitim. Partnerin nuk e kam gjetur, mirë jam, nuk duhet patjetër, kam punë të tjera njëherë. Nëse vjen mirë, nëse nuk vjen shnosh mirë jena”
Gjobat nga “Safe City”, 38 ankesa gjatë muajit
Gjykata Penale njofton se gjatë muajit prill janë regjistruar 38 ankesa në lidhje me gjobat nga sistemi “Safe City”. “Gjykata
Bajrami, gazetarëve: Mos u ndalni asnjëherë, pavarësisht kush
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, zyrtarja e lartë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka falënderuar gazetarët
UNT: Dita e Karrierës + Nisja e Portalit
Të enjten, 7 maj 2026Universiteti i Nënës Terezë (UNT) ju fton në Ditën e Karrierës 2026, një ditë plot mundësi,